Netanyahu i kërkon komunitetit ndërkombëtar të ‘qëndrojë i bashkuar’ kundër Iranit

Azia

Netanyahu i kërkon komunitetit ndërkombëtar të ‘qëndrojë i bashkuar’ kundër Iranit

Më: 15 prill 2024 Në ora: 23:06
Benjamin Netanyahu

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu tha se Izraeli vlerëson thellësisht mbështetjen e ShBA-së, Britanisë së Madhe, Francës dhe të tjerëve në “parandalimin” e sulmit iranian gjatë fundjavës.

Në një deklaratë të shpërndarë në X, këtë mbrëmje, zyra e kryeministrit tha se komuniteti ndërkombëtar “duhet të vazhdojë të qëndrojë i bashkuar për t’i rezistuar këtij agresioni iranian, i cili kërcënon paqen botërore”, raporton BBC.

Më herët, ministri i jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian tha se sulmi i vendit të tij ndaj Izraelit përbënte “ushtrim të së drejtës së mbrojtjes legjitime” dhe tha se nuk do të hezitonte të mbronte interesat e tij në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat