Kryediplomatja gjermane dhe ai britanik i shkojnë në zyrë Netanyahut

Azia

Kryediplomatja gjermane dhe ai britanik i shkojnë në zyrë Netanyahut

Më: 17 prill 2024 Në ora: 15:03

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pritur në takim ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron.

Të dy kryediplomatët kanë qëndruar në zyrën e kryeministrit izraelit në Jerusalem, raporton CNN.

Kjo zyrë ka thënë se Netanyahu ka falënderuar të dy qeveritë për “mbështetjen e pamatë dhe për qëndrimet e këtyre vendeve në mbrojtje kundër sulmit të paprecedentë të Iranit mbi shtetin e Izraelit”.

Netanyahu ka adresuar gjithashtu shpërndarjen e ndihmave humanitare që shkojnë në Gaza dhe vazhdimin e luftimeve atje.

“Kryeministri hodhi poshtë pretendimet e organizatave ndërkombëtare për urinë në Gaza dhe tha se Izraeli shkon përtej çështjes humanitare”, shtoi zyra e Netanyahut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat