Tërmet i fuqishëm në Japoni – nuk raportohet për viktima

Azia

Tërmet i fuqishëm në Japoni – nuk raportohet për viktima

Më: 17 prill 2024 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 6.4 ballësh të shkallësh së Rihterit, goditi bregun perëndimor të ishullit japonez, Shikoku.

Nuk kishte asnjë kërcënim për një cunami dhe nuk ka raporte fillestare për të lënduar apo dëme nga tërmeti.

Duke goditur në një thellësi prej 50 kilometrash, epiqendra ishte në kanalin Bungo, një vijë që ndan ishujt Kyushu dhe Shikoku.

Dridhja u ndje në një zonë të gjerë të Japonisë perëndimore.

Asnjë anomali nuk është zbuluar në Uzinën Bërthamore të Shikoku Electric Power në Ikata në prefekturën Ehime.

Ndryshe, Japonia edhe para dy jave u godit nga një tërmet me intensitetet prej 6 ballësh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat