Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Azia

Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Më: 20 prill 2024 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

As Irani e as Izraeli ende nuk kanë dalë me deklarata zyrtare për sulmin e fundit në Isfahan.

Madje, gjatë gjithë ditës, zyrtarët iranianë duket se po mundohen ta zvogëlojnë sulmin, duke thënë se shpërthimet e dëgjuara ishin nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Iranit.

Gjenerali iranian, Siavash Mihandoost, tha se nuk ka dëme të shkaktuara nga shpërthimet e sotme dhe se forcat e vendit kanë qëlluar një “objekt të dyshimtë”.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar për mediat e huaja se Izraeli e ka realizuar sulmin në shenjë hakmarrjeje ndaj aksionit ushtarak të 1 prillit nga Irani, shkruan skynews.

Por pse Irani po mundohet ta minimizojë sulmin?

Kjo pasi përgjigja e Teheranit ka qenë shumë e qartë.

Para se ky sulm të ndodhte, iranianët thanë se edhe provokimi më i vogël i Izraelit do t’i çojë ata në një përgjigje të ashpër.

Pra, nëse ata e pranojnë se vendi i tyre është sulmuar, atëherë ata do të ndihen të detyruar t’i përgjigjen atij.

Fakti që ata po mundohen ta zvogëlojnë e ta fshehin sulmin, nënkupton se nuk po dëshirojnë t’i zbatojnë skenarë të cilët do të përshkallëzojnë luftën në Lindjen e Mesme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat