Përplasen dy helikopterë në Malajzi, dhjetë persona të vdekur

Azia

Përplasen dy helikopterë në Malajzi, dhjetë persona të vdekur

Më: 23 prill 2024 Në ora: 08:28
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dhjetë persona kanë vdekur pasi dy helikopterë të marinës u përplasën gjatë provave ushtarake për një paradë të Marinës Mbretërore të Malajzisë, raporton BBC.

Njëri prej helikopterëve preu rotorin e tjetrit përpara se të dy të përplaseshin në tokë, tregojnë pamjet e publikuara në mediat lokale.

Incidenti ndodhi në orën 09:30 me kohën lokale në Lumut, që është shtëpia e një baze marine.

Nuk dihet nëse ka persona të mbijetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat