Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Azia

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Më: 27 prill 2024 Në ora: 11:45
Khalil Al-Hayya

Hamasi tha se kishte marrë të shtunën përgjigjen zyrtare të Izraelit për propozimin e fundit të armëpushimit dhe do ta studiojë atë përpara se të dorëzojë përgjigjen, tha në një deklaratë zëvendës shefi i grupit në Gaza.

“Hamasi ka marrë sot përgjigjen zyrtare të okupatorit sionist ndaj propozimit të paraqitur ndërmjetësuesve egjiptianë dhe të Katarit më 13 prill”, tha Khalil Al-Hayya, i cili aktualisht ndodhet në Katar, në një deklaratë të publikuar nga grupi, shkruajnë mediat e huaja.

Pas më shumë se gjashtë muaj lufte me Izraelin në Gaza, negociatat mbeten të bllokuara, me Hamasin që i qëndron kërkesave se çdo marrëveshje duhet t’i japë fund luftës.

Ndryshe, një delegacion egjiptian vizitoi Izraelin për diskutim me zyrtarët izraelitë të premten, duke kërkuar një mënyrë për të rifilluar bisedimet për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të kthyer pengjet e mbetura të marra kur luftëtarët e Hamasit hynë në qytetet izraelite më 7 tetor, tha një zyrtar i informuar mbi takimet.

Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, theksoi se Izraeli nuk kishte propozime të reja për të bërë, megjithëse ishte i gatshëm të merrte në konsideratë një armëpushim të kufizuar në të cilin 33 pengje do të liroheshin nga Hamasi, në vend të 40 që ishin në diskutim më parë.

Ndërkohë të enjten, Shtetet e Bashkuara dhe 17 vende të tjera i bënë thirrje Hamasit që të lirojë të gjithë pengjet e tij si një rrugë për t’i dhënë fund krizës.

Hamasi është zotuar të mos heqë dorë nga presioni ndërkombëtar, por në një deklaratë të lëshuar të premten tha se ishte “i hapur ndaj çdo ideje apo propozimi që merr parasysh nevojat dhe të drejtat e popullit tonë”.

Megjithatë, iu përmbajt kërkesave të tij kryesore që Izraeli i ka refuzuar dhe kritikoi deklaratën e përbashkët të lëshuar nga SHBA dhe të tjerët për mos thirrje për një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza.

Kujtojmë se luftëtarët e Hamasit sulmuan qytetet izraelite më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke kapur 253 pengje.

Izraeli është betuar se do të asgjësojë Hamasin në një sulm që ka vrarë më shumë se 34,000 palestinezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat