Vritet një tjetër gazetar palestinez në Gaza, shkon në 142 numri i viktimave

Azia

Vritet një tjetër gazetar palestinez në Gaza, shkon në 142 numri i viktimave

Më: 30 prill 2024 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Një tjetër gazetar palestinez u vra në një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës të martën, duke e çuar numrin e të vdekurve në 142 që nga 7 tetori 2023.

Salem Abu Toyor, një reporter për stacionin televiziv Al-Quds Today, dhe djali i tij humbën jetën kur avionët luftarakë goditën shtëpinë e tyre në kampin e refugjatëve Nuseirat në Rripin qendror të Gazës. Dyshja u varrosën në qytetin qendror të Deir al-Balah, sipas një reporteri të Anadolu.

Vdekjet e fundit e çuan në 142 numrin e gazetarëve palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023.

Kujtojmë se Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Aviv-in të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat