Lideri i opozitës: Izraeli mbetet një peng i të çmendurve të papërgjegjshëm

Azia

Lideri i opozitës: Izraeli mbetet një peng i të çmendurve të papërgjegjshëm

Më: 30 prill 2024 Në ora: 17:48
Yair Lapid

Udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapid, thotë se Izraeli është bërë “peng i të çmendurve të papërgjegjshëm” në postimin e tij të fundit duke e pasë fjalën për kryeministrin Benjamin Netanyahu.

“Nuk mund të vazhdosh kështu.

Një ministër me precedentë penal qëndron në zyrën e kryeministrit dhe kërcënon kryeministrin me pasojat nëse nuk bën atë që i thuhet”, shkruan Lapid në X.

“Ben Gvir i thotë gjithë botës dhe gjithë rajonit se Netanyahu është i dobët dhe punon për të. Është e pabesueshme që ai të mos shkarkohet në vend”, ka thënë Lapid, shkruan Al Jazeera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat