2 ushtarët izraelitë u vranë gabimisht nga kolegët e tyre në Gaza, pranon ushtria

Azia

2 ushtarët izraelitë u vranë gabimisht nga kolegët e tyre në Gaza, pranon ushtria

Më: 30 prill 2024 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Dy ushtarët rezervistë izraelitë që u vranë të dielën brenda një ndërtese në qendër të Gazës, Ido Aviv e Kalkidan Mehar vdiqën kur ndërtesa u godit nga predha e tankut që kishte pikasur lëvizjet e tyre, zbulonin sot hetimet sipas mediave hebreje.

Zyrtarët shtonin se tanku kishte qëlluar gabimisht në ndërtesën ku ishin stacionuar disa ushtarë, duke besuar se kishte të bënte me ‘terroristë’.

Hetimet izraelite pranonin sot se të dielën rreth orës 5:00 pasdite pranë Spitalit Turk në Gaza, tanku ishte përfshirë në një shkëmbim zjarri pas hedhjes së një mjeti eksploziv ndaj tij.

Kështu që mjeti blinduar doli nga pozicioni difensiv dhe qëlloi ndaj ndërtesës së dyshimtë qe pikasi, duke vrarë dy ushtarë e duke plagosur dy të tjerë, tha ushtria izraelite, sipas rrjetit vendas Ynetnews.

Një nga ushtarët e vrarë Aviv, nga Karmiel në veri të Izraelit, i përkiste batalionit 9232 ndërsa viktima tjetër Mehar, ishite i batalionit 223. Disa ditë më parë ata kishin zëvendësuar brigadën Nahal në Gaza.

Mehar me origjinë nga Etiopia, raportohet se kishte emigruar në Izrael 16 vjet më parë dhe ishte regjistruar shpejt me ushtrinë. Nëna e tij në Etiopi është njoftuar për vdekjen.

Izraeli ka nisur një ofensivë masive ushtarake në Gaza qe prej 7 tetorit 2023, kur një sulm ndër-kufitar nga Hamas vrau më shumë se 1000 izraelitë.

Prej atëherë në sulmet ajrore ndaj zonave civile në Gaza janë vrarë më shumë se 34,500 palestinezë, shumica gra e fëmijë, ndërsa mijëra të tjerë mbeten mes shkatërrimit dhe mungesës së mjeteve bazë të jetesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat