Netanyahu i thotë Blinken se nuk do të pranojë marrëveshjen që i jep fund luftës në Gaza

Azia

Netanyahu i thotë Blinken se nuk do të pranojë marrëveshjen që i jep fund luftës në Gaza

Më: 1 maj 2024 Në ora: 15:18
Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka thënë sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, se nuk do të pranojë një marrëveshje që përfshin përfundimin e luftës në Gaza.

Kështu po raportojnë mediat izraelite.

Sipas zyrtarëve të lartë amerikanë dhe izraelitë, Netanyahu tha se nëse Hamasi këmbëngul për t’i dhënë fund luftës, marrëveshja nuk do të pranohet dhe Izraeli do të detyrohet të nisë një ofensivë ushtarake në Rafah, njoftoi agjencia izraelite e lajmeve Ëalla.

Blinken u takua me udhëheqësit izraelitë në shtytjen e tij për një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit, duke thënë se “ka ardhur koha” për një marrëveshje që do të lironte robërit dhe do të sillte një pauzë në luftë, shkruan Al Jazeera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat