Rëndohet bilanci i viktimave në Kinë, tetëmbëdhjetë makina me njerëz brenda u bllokuan nga dheu

Azia

Rëndohet bilanci i viktimave në Kinë, tetëmbëdhjetë makina me njerëz brenda u bllokuan nga dheu

Më: 1 maj 2024 Në ora: 19:40
Kinë

24 persona janë vrarë pasi një autostradë u shemb në provincën Guangdong të Kinës këtë të mërkurë.

Një pjesë e autostradës që lidh qytetin Meizhou dhe qytetin Dapu në provincën Guangdong u shemb duke lënë tetëmbëdhjetë makina me njerëz brenda të bllokuar nga dheu.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit, ndërsa vetëm gjatë mëngjesit janë arritur të sigurohen disa momente pas shembjes.

30 persona po marrin kujdes mjekësor në spitale. 500 punonjës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat