Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim, shkak bëhet veshja e saj

Azia

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim, shkak bëhet veshja e saj

Më: 3 maj 2024 Në ora: 00:55
Manahel al-Otaibi

Një aktiviste për të drejtat e grave nga Arabia Saudite është dënuar me 11 vjet burg për shkak të veshjes së saj, kanë pretenduar grupet e të drejtave të njeriut.

Bëhet e ditur se Manahel al-Otaibi u dënua në janar, por detajet e rastit dolën së fundmi si një përgjigje zyrtare nga Arabia Saudite ndaj kërkesës së Kombeve të Bashkuara.

Arabia Saudite pretendon se ajo është arrestuar për “vepra terroriste”.

Ndërkohë, grupet e të drejtave të njeriut thonë se al-Otaibi është burgosur për shkak të veshjes së saj dhe postimeve në rrjete sociale.

Kjo pasi siç raportohet, zonja ka larguar rrobat që sipas saj janë “të pahijshme” dhe ka dalë jashtë pa një mantel të gjatë, shkruan skynews.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat