Të paktën nëntë persona u vranë dhe mbi 12 të tjerë u plagosën në një shpërthim masiv në një fabrikë fishekzjarresh në shtetin jugor indian të Tamil Nadu, tha policia.
Shpërthimi ndodhi pranë zonës Sivakasi të rrethit Virudhunagar, rreth 540 km në jugperëndim të Chennai, kryeqyteti i Tamil Nadu.
Sipas policisë, viktimat ishin duke punuar në fabrikë kur ndodhi shpërthimi, i cili shkaktoi edhe një zjarr.
“Sot një shpërthim ndodhi në një fabrikë fishekzjarresh këtu duke vrarë nëntë njerëz, përfshirë pesë gra dhe duke plagosur mbi 12 të tjerë,” tha një zyrtar i policisë. “Shpërthimi ndodhi në dhomën ku mbaheshin kimikatet”.
Shkaku i shpërthimit nuk dihet menjëherë. Megjithatë, policia dyshoi se fërkimi gjatë përzierjes së kimikateve mund të ketë shkaktuar shpërthimin.
Shpërthimet aksidentale janë të zakonshme në fabrikat dhe dyqanet indiane të fishekzjarreve pasi pronarët zakonisht shpërfillin standardet e sigurisë.