Tajvani goditet nga tërmeti me magnitudë 5.8

Azia

Tajvani goditet nga tërmeti me magnitudë 5.8

Më: 10 maj 2024 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 5.8 ka goditur brigjet lindore të Tajvanit.

Siç raportohet, tërmeti ka tronditur ndërtesat e kryeqytetit Taipei, ndërsa në brigjet e qarkut Hualien, ai kishte një thellësi prej 10 kilometrave, shkruan Reuters.

Bëhet e ditur se kjo lëkundje është ndjerë edhe në Japoni dhe vjen pas tri të tjerave në orët e hershme të mëngjesit me intensitet pothuajse të njëjtë.

Ndryshe, Tajvani shtrihet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike dhe është i prirur ndaj lëkundjeve.

Ai është goditur së fundmi nga një tërmet me magnitudë 7.2, më i fuqishmi në 25 vitet e fundit, e që la të vdekur 17 njerëz.

Gjithashtu, më shumë se 100 njerëz u vranë në një tërmet në jug të Tajvanit në vitin 2016, ndërsa një tjetër me magnitudë 7.3 vrau më shumë se 2,000 njerëz në vitin 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat