Një tërmet me magnitudë 5.8 ka goditur brigjet lindore të Tajvanit.
Siç raportohet, tërmeti ka tronditur ndërtesat e kryeqytetit Taipei, ndërsa në brigjet e qarkut Hualien, ai kishte një thellësi prej 10 kilometrave, shkruan Reuters.
Bëhet e ditur se kjo lëkundje është ndjerë edhe në Japoni dhe vjen pas tri të tjerave në orët e hershme të mëngjesit me intensitet pothuajse të njëjtë.
Ndryshe, Tajvani shtrihet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike dhe është i prirur ndaj lëkundjeve.
Ai është goditur së fundmi nga një tërmet me magnitudë 7.2, më i fuqishmi në 25 vitet e fundit, e që la të vdekur 17 njerëz.
Gjithashtu, më shumë se 100 njerëz u vranë në një tërmet në jug të Tajvanit në vitin 2016, ndërsa një tjetër me magnitudë 7.3 vrau më shumë se 2,000 njerëz në vitin 1999.