Netanyahu: 20 nga 24 batalione të Hamasit janë neutralizuar

Azia

Netanyahu: 20 nga 24 batalione të Hamasit janë neutralizuar

Më: 11 maj 2024 Në ora: 06:20
Benjamin Netanyah

20 nga 24 batalionet e Hamasit janë neutralizuar, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një intervistë për kanalin televiziv Merit Street Media.

“Kemi mundur të shkatërrojmë rreth 20 nga 24 batalionet terroriste të Hamasit.

Duhet të shkatërrojmë 4 të tjerë në Rafah. Prandaj duam të hyjmë në Rafah, sepse nuk mund t’i lëmë atje”, tha kreu i qeverisë izraelite.

Netanyahu gjithashtu vuri në dukje se Izraeli do të përballet me rezistencë shumë të fortë gjatë operacionit në Rafah, por shprehu besimin se ushtria e vendit do ta kapërcejë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat