Ushtria izraelite tha se rreth 35 raketa u hodhën nga shteti libanez drejt Kiryat Shmon, një qytet në veri të Izraelit.
Rreth 15 raketa janë rrëzuar nga sistemi izraelit kundër raketave “Iron Dome”, ndërsa të tjerat kanë goditur qytetin duke shkaktuar dëme materiale.
Pamjet e qytetit në flakë po përhapen në rrjetet sociale, shkruan Times of Israel.
Grupi libanez Hezbollah ka konfirmuar se ka gjuajtur raketa Katyusha në bazën ushtarake Khirbet Maar pranë kufirit libanez në orët e fundit.
Hezbollahu tha se ushtarët izraelitë po mblidheshin për të riparuar dëmet nga një sulm i mëparshëm kur ata u shënjestruan përsëri dhe pësuan viktima.