​300 të vdekur nga shirat e dendura në Afganistan

Azia

​300 të vdekur nga shirat e dendura në Afganistan

Më: 11 maj 2024 Në ora: 15:26
Afganistan

Të paktën 300 njerëz kanë humbur jetën nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet shkatërruese që goditën veriun dhe veriperëndimin e Afganistanit, tha të shtunën Programi i OKB-së për Ushqimin.

"Përmbytjet e shpejta shkatërruan Afganistanin, duke lënë të vdekur më shumë se 300 njerëz në Baghlan dhe duke shkatërruar më shumë se 1.000 shtëpi," shkroi Programi i Ushqimit i OKB-së në rrjetin X.

“Kjo ka qenë një nga përmbytjet e shumta gjatë javëve të fundit, për shkak të reshjeve jashtëzakonisht të mëdha”, thuhet në postim.

Reshjet e mëdha shkaktuan përmbytje në katër provinca, duke shkatërruar 2 mijë e 500 deri në 3 mijë shtëpi, duke vrarë qindra bagëti, ndërsa duke dëmtuar rrugët dhe infrastrukturën tjetër, tha zëdhënësi i talebanëve Zabiullah Mujahid.

"Ekipet e shpëtimit kanë arritur tashmë në të gjitha zonat e prekura. Ata i kanë dërguar të plagosurit në spitale me helikopterë pasi rrugët janë mbyllur për shkak të përmbytjeve të mëdha", shtoi ai.

Administrata talebane dërgoi ekipe shpëtimi dhe ndihme nga Kabuli dhe provincat e tjera.

"Ne i kërkuam popullit afgan të ndihmojë viktimat e përmbytjes, që shkaktoi dëme të rënda dhe shkatërroi fshatra të tëra në disa zona", tha Muxhahid.

Muajin e kaluar, të paktën 70 njerëz humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë pësuan lëndime nga shirat e dendura dhe përmbytjet në zona të ndryshme të Afganistanit. Shteti fqinj, Pakistani u godit gjithashtu nga shiu dhe përmbytjet që lanë të vdekur rreth 100 persona dhe 89 të lënduar në muajin prill. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat