Ministria për Refugjatët e drejtuar nga Talibanët njoftoi të dielën se numri i të vdekurve nga përmbytjet në veri të Afganistanit ka shkuar në 315 dhe më shumë se 1600 persona të plagosur.
Siç raporton Reuters, autoritetet e talibanëve dërguan helikopterë për t’u dalë në ndihmë civilëve gjatë natës, pas pranimit të raportimeve se mbi 100 njerëz kishin mbetur të bllokuar.
Ndërsa, shumë njerëz kanë mbetur pa shtëpi, ndërsa transporti, uji dhe sistemet e kanalizimit “janë penguar rëndë”, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.