“Ndalimi i shitjeve të armëve britanike për Izraelin do të forconte Hamasin”, tha Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron.
Siç raportohet, Izraeli përsëri së fundmi ka urdhëruar palestinezët që të evakuohen nga Rafahu i Gazës, si një tregues se ai do të vazhdojë me planet e tij për një sulm tokësor në qytet, pavarësisht kërcënimeve të SHBA-së se nëse e bën atë atëherë amerikanët do të ndalojnë furnizimin e tij me armë.
Cameron tha se ai nuk e mbështeste një operacion në Rafah, në mungesë të një plani për të mbrojtur qindra mijëra civilë të strehuar aty, shkruan the Guardian.
Megjithatë, britanikët kanë “një tjetër mendim” nga SHBA-ja për sa i përket shitjes së armëve për Izraelin, duke theksuar se më pak se një për qind e armëve të Izraelit që dërgohen nga Britania e Madhe kontrollohen nga një sistem i rreptë licencimi.
Sipas sekretarit, “përgjigja më e mirë” do të ishte që Hamasi të pranonte një marrëveshje pengjesh.
“Nëse ne e ndryshojmë qasjen tonë ndaj eksporteve të armëve, kjo do ta forconte Hamasin dhe do ta bënte një marrëveshje pengjesh më pak të mundshme”, tha Cameron.
Ndryshe, qasja e dy aleatëve izraelit sa i përket shitjes së armëve është e ndryshme pasi dallojnë mendimet e dy vendeve sa i përket çështjes nëse armët po përdoren në një mënyrë që e shkelin ligjit ndërkombëtar humanitar apo jo.