Cameron: Ndalimi i shitjeve të armëve në Izrael do ta forcojë Hamasin

Azia

Cameron: Ndalimi i shitjeve të armëve në Izrael do ta forcojë Hamasin

Më: 12 maj 2024 Në ora: 15:54
David Cameron

“Ndalimi i shitjeve të armëve britanike për Izraelin do të forconte Hamasin”, tha Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron.

Siç raportohet, Izraeli përsëri së fundmi ka urdhëruar palestinezët që të evakuohen nga Rafahu i Gazës, si një tregues se ai do të vazhdojë me planet e tij për një sulm tokësor në qytet, pavarësisht kërcënimeve të SHBA-së se nëse e bën atë atëherë amerikanët do të ndalojnë furnizimin e tij me armë.

Cameron tha se ai nuk e mbështeste një operacion në Rafah, në mungesë të një plani për të mbrojtur qindra mijëra civilë të strehuar aty, shkruan the Guardian.

Megjithatë, britanikët kanë “një tjetër mendim” nga SHBA-ja për sa i përket shitjes së armëve për Izraelin, duke theksuar se më pak se një për qind e armëve të Izraelit që dërgohen nga Britania e Madhe kontrollohen nga një sistem i rreptë licencimi.

Sipas sekretarit, “përgjigja më e mirë” do të ishte që Hamasi të pranonte një marrëveshje pengjesh.

“Nëse ne e ndryshojmë qasjen tonë ndaj eksporteve të armëve, kjo do ta forconte Hamasin dhe do ta bënte një marrëveshje pengjesh më pak të mundshme”, tha Cameron.

Ndryshe, qasja e dy aleatëve izraelit sa i përket shitjes së armëve është e ndryshme pasi dallojnë mendimet e dy vendeve sa i përket çështjes nëse armët po përdoren në një mënyrë që e shkelin ligjit ndërkombëtar humanitar apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat