Shpërthimi i vullkanit vret 37 persona në Indonezi

Azia

Shpërthimi i vullkanit vret 37 persona në Indonezi

Më: 13 maj 2024 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Të paktën 37 persona u mbytën në përmbytje dhe lavës që rrodhi nga një vullkan në ishullin perëndimor indonezian të Sumatrës, raportoi BBC-ja të hënën.

Rrëshqitjet e lavës së ftohtë i përmbytën dy lagje, duke i dëmtuar mbi 100 shtëpi e objekte publike. Autoritetet njoftuan se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi rreth 18 persona janë të zhdukur.

“Ishte lavë e zezë, kështu që përdora telefonin tim si ndriçues. Rruga ishte me baltë, kështu që unë këndova ‘Zot ki mëshirë’”, ka deklaruar Rina Devina, një 43-vjeçare nga distrikti Agam që tha se e pa vullkanin.

Nëna e tre fëmijëve shtoi se shtëpia e një fqinji “u rrafshua nga gurë  të mëdhenj” dhe katër fqinjët e saj vdiqën. Deri të dielën pasdite rreth 19 trupa u gjetën në fshatin më  të goditur, Canduang në rrethin Agam.

Kjo zonë në Indonezi është shumë e prekur nga shpërthimet e lavës dhe në shumë raste banorët janë detyruar të evakuoheshin.

Lava e zezë është material i formuar nga shkarkimi i vullkanit që ka një pamje të errët. Kjo lloj lave formohet kur temperatura e lartë dhe presioni i madh shkakton ngrohje të lartë dhe rrjedhje të magmës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat