Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe më shumë se 60 janë lënduar kur një billboard u shemb gjatë një stuhie në Mumbai në Indinë perëndimore.
Siç raportojnë mediet e huaja, përcjell Klankosova.tv, erërat e forta të stuhisë shkaktuan shembjen e një tabele metalike, rreth 30 metra të gjatë, mbi një pikë karburanti në periferi të Ghatkopar duke shtypur ndërtesa, automjete dhe kalimtarë.
Policia, Brigada e Zjarrfikësve të Mumbait kanë bërë të ditur se të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.
“Personat e lënduar janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajawadi”, tha zyrtari.