Erërat e forta e rrëzojnë një “billboard” 30 metra të gjatë, së paku 8 të vdekur në Indi

Azia

Erërat e forta e rrëzojnë një “billboard” 30 metra të gjatë, së paku 8 të vdekur në Indi

Më: 13 maj 2024 Në ora: 20:05
Foto ilustrim

Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe më shumë se 60 janë lënduar kur një billboard u shemb gjatë një stuhie në Mumbai në Indinë perëndimore.

Siç raportojnë mediet e huaja, përcjell Klankosova.tv, erërat e forta të stuhisë shkaktuan shembjen e një tabele metalike, rreth 30 metra të gjatë, mbi një pikë karburanti në periferi të Ghatkopar duke shtypur ndërtesa, automjete dhe kalimtarë.

Policia, Brigada e Zjarrfikësve të Mumbait kanë bërë të ditur se të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.

“Personat e lënduar janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajawadi”, tha zyrtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat