Të paktën 14 persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë plagosur pasi një billboard i madh ra mbi ta gjatë një stuhie në kryeqytetin financiar të Indisë Mumbai, sipas autoriteteve lokale.
Billbordi u shemb në disa shtëpi dhe një pikë karburanti pranë një rruge të ngarkuar në periferinë lindore të Ghatkopar pas erërave të forta dhe shiut vonë të hënën, raporton Reuters.
Dhjetra persona u bllokuan pas incidentit me operacionet e shpëtimit që vazhduan deri në orët e hershme të së martës. Stuhia ndaloi trafikun në disa pjesë të qytetit dhe ndërpreu funksionimin në aeroportin e tij, një nga më të ngarkuarit në vend.
Korporata komunale e Mumbait tha se të paktën 74 persona u dërguan në spital me lëndime pas aksidentit dhe 31 janë liruar.