Katër persona kanë vdekur dhe 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas përleshjeve të dhunshme me autoritetet në Kashmirin e administruar nga Pakistani.
Mijëra njerëz kanë dalë në rrugë që nga e premtja për të protestuar ndaj rritjes së çmimit të miellit dhe energjisë elektrike.
Organizatorët anuluan protestat të martën, një ditë pasi kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif ofroi subvencione me vlerë 24 miliardë rupi (86 milion dollarë; 69 milion £).
“Qeveria i ka pranuar të gjitha kërkesat tona”, tha Shaukat Nawaz Mir, një nga aktivistët që drejtonte demonstratat.
Mir kishte kërkuar gjithashtu që qeveria të ofronte kompensim financiar për familjet e të vrarëve në dhunë.
Dhuna ishte intensifikuar që nga fundjava, duke bërë që autoritetet të ndërpresin shërbimet celulare.
Gjithashtu janë pezulluar shkollat, transporti publik dhe bizneset.