Qindra njerëz merrnin pjesë sot ne funeralin e tre të rinjve të vrarë një ditë më parë në protestat që vijojnë prej tre ditësh në zonën pakistaneze të Kashmir për rritjen e kostove.
Mijëra njerëz kanë dalë në rrugë prej të premtes kundër varfërisë dhe rritjes së çmimeve, ndërsa më shumë se 10,000 protestuan të hënën megjithë disa ofertave të mbështetjes financiare për rajonin nga qeveria.
Qeveria dërgoi trupa paramilitare për shtypjen e protestës, teksa gjithashtu kishte ndaluar internetin.
“Tre protestues u vranë, të gjithë me armë zjarri dhe deri tani raportohen tetë të plagosur”, tha Nadeem Janjua, drejtues i qendrës rajonale të Muzaffarabad.
Disa oficerë policie ishin plagosur thanë burimet mjekësore vendase, teksa një doktor shtoi: “Një nga të vrarët është një djalë 16 ose 17 vjeç, ndërsa një tjetër ishte në të tridhjetat”.
Autoritetet në Kashmir thanë se një oficer policie ishte vrarë në protestat e ashpra në fundjavë, ku më shumë se 100 njerëz u plagosën.
Qeveria ka thenë se është rënë dakord për një paketë financiare subvencionesh për miell dhe rrymë elektrike, ndërsa vijojnë negocjata me sindikatat organizatore të protestave, shkruan rrjeti AFP.
“Disa kërkesa janë plotësuar, disa të tjera jo,” tha përfaqësuesi sindikalist Sardar Saqib Shaheen në një konferencë në Islamabad.
Asim Tariq, 27 vjeçar vendas nga Gojra tha per rrjetin AFP, se gjatë përplasjeve të protestës, një predhë me gaz lotsjellës hyri në shtëpinë e tij.
“Kjo dëmtoi shëndetin e nënës time dhe nuk çoja dot në spital prej trazirave që kishte jashtë”, tha i riu.
“Ata nuk duhet të qëllonin mbi protestuesit, ne po kërkonim vetëm të drejtën tonë, ndërsa morëm plumba”, tha dyqanxhiu vendas Muhammad Qasim, 37-vjeç.
Zona pakistaneze e Kashmir është një rajon gjysmë autonom dhe kohët e fundit ka vuajtur krizë të ashpër financiare dhe bllokim të importeve.