Reagon Udhëheqësi Suprem i Iranit: Populli të mos shqetësohet, s’duhet të ndërpriten punët e vendit

Azia

Reagon Udhëheqësi Suprem i Iranit: Populli të mos shqetësohet, s’duhet të ndërpriten punët e vendit

Më: 19 maj 2024 Në ora: 20:00
Ayatollah Ali Khamenei

Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei në një takim publik që pati shprehu shqetësimin për zhdukjen e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti Iranian Ebrahim Reisi.

Ai tha se të gjithë qytetarët iranianë duhet të jenë të qetë dhe të mos shqetësohen në mënyrë që puna e institucioneve shtetërore të mos ndalojë.

“Shpresojmë që Zoti ta kthejë presidentin e nderuar dhe shokët e tij në krahët e kombit – tha ai – Të gjithë duhet të luten për shëndetin e këtij grupi punonjësish publikë. Kombi iranian nuk duhet të shqetësohet, nuk do të ketë ndërprerje në punët e vendit”- u shpreh Khamenei.

Për të bërë të mundur gjetjen e helikopterit të zhdukur me të cilin udhëtonte presidenti iranian, janë angazhuar dhjetëra ekipe shpëtimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat