Ja kush është Ebrahim Raisi, Presidenti i Iranit që u aksidentua me helikopter

Azia

Ja kush është Ebrahim Raisi, Presidenti i Iranit që u aksidentua me helikopter

Më: 19 maj 2024 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, i cili është zhdukur në malet e Iranit pas përplasjes së helikopterit pranë kufirit me Azerbajxhanin, është një protagonist i linjës së ashpër që ka qenë figurë e rëndësishëme viteve të fundit në kthimin e Iranit drejt besimeve dogmatike të revolucionarëve themelues të Republikës Islamike.

Një mbështetës i vlerave thellësisht konservatore në frontin e brendshëm, në aspektin e politikës së jashtme, Raisi gjithashtu krijoi një qëndrim gjithnjë e më agresiv.

Nën vëzhgimin e tij Teherani zgjodhi të nisë sulmin e tij të fundit të paprecedentë me raketa dhe dronë kundër Izraelit duke sjellë të dy vendet në konflikt të drejtpërdrejtë e të hapur për herë të parë.

Ndërsa ai u zgjodh president në qershor 2021, duke e prezantuar veten si njeriu më i mirë për të luftuar korrupsionin dhe problemet ekonomike të Iranit, Raisi kishte zënë prej kohësh poste të rëndësishme në Iran, përfshirë rolin kyç të supozuar në të ashtuquajturin Komiteti i Vdekjes përgjegjës për ekzekutimin e mijëra të burgosurve në vitet 1980. Një pretendim të tillë ai e ka mohuar, shkruan The Guardian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat