Sulm me thikë në një shkollë fillore, dy të vdekur e dhjetë të plagosur

Azia

Sulm me thikë në një shkollë fillore, dy të vdekur e dhjetë të plagosur

Më: 20 maj 2024 Në ora: 15:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy persona janë vrarë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në një shkollë fillore në provincën jugore Jiangxi të Kinës.

Kështu ka thënë policia, ndërsa, nuk dihet ende nëse mes viktimave ka edhe fëmijë.

Sulmi ndodhi në shkollën fillore në qytetin Guixi. Policia ka thënë se është kryer nga një grua 45-vjeçare, e cila ka përdorur një thikë të frutave.

Që atëherë ajo është nën kontroll, ka shtuar policia në një deklaratë në mediat sociale.

Prindërit në shkollë kanë përshkruar tronditjen dhe frikën e tyre kur dëgjuan se sulmi kishte ndodhur.

“E mora lajmin në mesditë dhe isha shumë i tronditur”, ka thënë njëri për BBC, duke folur në kushte anonimiteti.

Një baba tjetër – i cili gjithashtu nuk donte të përmendej – ka thënë: “Sigurisht, ne jemi të frikësuar. Nuk janë vetëm fëmijët, edhe ne të rriturit jemi shumë të frikësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat