Ministri izraelit e quan skandaloz vendimin e prokurorit të GJNP-së

Azia

Ministri izraelit e quan skandaloz vendimin e prokurorit të GJNP-së

Më: 20 maj 2024 Në ora: 17:00
Israel Katz

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, ka reaguar pas vendimit të sotëm të prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë, Karim Khanm i cili kërkoi urdhër-arrest ndaj tij dhe kryeministrit izraelit, Netanyahu.

“Vendimi skandaloz i Prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë është një sulm i shfrenuar frontal ndaj viktimave të 7 tetorit dhe 128 pengjeve tanë në Gaza. Ndërsa vrasësit dhe përdhunuesit e Hamasit kryejnë krime kundër njerëzimit kundër vëllezërve dhe motrave tona, prokurori përmend në të njëjtën frymë kryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes të Izraelit krahas monstrave famëkeqe të sojit të nazistëve, pra Hamasit – një turp historik që do të mbahet mend përgjithmonë”, ka shkruar Katz në platformën “X”.

Tutje ministri i Jashtëm izraelit ka thënë se ka udhëzuar ngritjen e një qendre komanduese të posaçme pranë Ministrisë së Jashtme, me të gjitha entitetet profesionale, që sipas tij, synon të luftojë kundër vendimit që synon para se gjithash të prangosë duart e Izraelit dhe ta pengojë atë të ushtrojë të drejtën e tij për vetëmbrojtje.

“Do të bisedoj me ministrat e jashtëm të shteteve kryesore në mbarë botën për t'i nxitur ata të kundërshtojnë vendimin e prokurorit dhe të deklarojnë se edhe nëse lëshohen urdhër-arreste, ata nuk kanë ndërmend t'i zbatojnë ato kundër liderëve izraelitë. Asnjë fuqi në botë nuk do të na pengojë të kthejmë të gjithë pengjet tona dhe të rrëzojmë regjimin terrorist të Hamasit”, ka shtuar Katz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat