“Respektimi i traktateve nuk e pengon Egjiptin të përdorë “të gjithë skenarët për të mbrojtur sigurinë e tij kombëtare dhe të drejtat historike të palestinezëve “, janë shprehur zyrtarët në Egjipt.
Tensioni në marrëdhëniet e Egjiptit me Izraelin është rritur për shkak të operacionit ushtarak izraelit në Rafah dhe në periferi të qytetit që ndodhet në skajin jugor të Rripit të Gazës , shumë afër kufirit egjiptian.
Egjipti dhe Izraeli nënshkruan një marrëveshje paqeje në 1979 dhe kanë bashkëpunuar ngushtë për çështjet e sigurisë prej vitesh.
Megjithatë, Kajro ka paralajmëruar se operacionet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës mund të dëmtojnë marrëdhëniet midis Egjiptit dhe Izraelit.
Ai gjithashtu thekson se operacionet në Rafah po pengojnë dërgimin e ndihmave humanitare që i duhen popullatës së enklavës palestineze të rrethuar.