Ushtria izraelite ka bastisur kampin e refugjatëve në Jenin, në Bregun Perëndimor, duke shkaktuar 11 viktima, mes tyre 4 fëmijë.
Forcat e armatosura izraelite konfirmuan në një deklaratë për shtyp se po “vazhdojnë operacionin në Jenin, në të cilin një numër i caktuar terroristësh u vranë dhe u gjetën eksplozivë të vendosur në rrugë.
Ushtria izraelite tha në një deklaratë se po kryente një operacion të bazuar në inteligjencën për “aktivitetet terroriste të militantëve që i përkasin organizatave terroriste Hamas dhe Xhihadit Islamik Palestinez në zonën e Jenin”.