Izraeli ‘qorton’ të dërguarit irlandez, norvegjez dhe spanjoll për njohjen e shtetit palestinez

Azia

Izraeli ‘qorton’ të dërguarit irlandez, norvegjez dhe spanjoll për njohjen e shtetit palestinez

Më: 23 maj 2024 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Izraeli do të ‘qortojë’ ambasadorët e Irlandës, Norvegjisë dhe Spanjës të enjten për planin e qeverive të tyre për të njohur një shtet palestinez javën e ardhshme, tha një zyrtar izraelit.

Reuters raporton se të dërguarit janë thirrur në ministrinë e Jashtme në Jerusalem, ku do t’u shfaqet një video e papublikuar më parë e Hamasit duke marrë robër femra gjatë sulmit të tij më 7 tetor në Izrael, tha zyrtarim.

Izraeli gjithashtu ka tërhequr për konsultime ambasadorët e tij në Dublin, Oslo dhe Madrid.

Duke njoftuar të mërkurën se do të njihnin një shtet palestinez më 28 maj, të tre vendet evropiane thanë se donin të ndihmonin në sigurimin e një armëpushimi në Gaza dhe ringjalljen e bisedimeve të paqes. Disa fuqi të tjera perëndimore, si ShBA, thonë se njohja e një shteti palestinez duhet të pasojë negociatat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat