24 të vrarë nga ushtria izraelite në veri dhe qendër të Gazës

Azia

24 të vrarë nga ushtria izraelite në veri dhe qendër të Gazës

Më: 24 maj 2024 Në ora: 06:02
Gazë

Të paktën 24 persona u vranë gjatë natës kur ushtria izraelite sulmoi dy shtëpi në Gazën veriore dhe qendrore, njoftoi agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA.

Gjithsej 16 palestinezë, përfshirë 10 fëmijë, u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën pasi ushtria izraelite bombardoi një shtëpi në qendër të qytetit të Gazës, tha WAFA.

Forcat sulmuan një shtëpi në kampin e refugjatëve Nuseirat në Rripin qendror të Gazës, duke vrarë të paktën tetë.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë në një deklaratë se aktivitetet e saj operacionale që synojnë “terroristët” do të vazhdojnë në të gjithë Rripin e Gazës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat