Banka Botërore jep alarmin: Autoriteti Kombëtar Palestinez rrezikohet nga kolapsi financiar

Azia

Banka Botërore jep alarmin: Autoriteti Kombëtar Palestinez rrezikohet nga kolapsi financiar

Më: 24 maj 2024 Në ora: 07:48
Palestine

Autoriteti Kombëtar Palestinez (AP) po përballet me mundësinë e kolapsit financiar, tha Banka Botërore (BB) në një raport mbrëmë, pasi flukset e të ardhurave ndalen dhe aktiviteti ekonomik bie me shpejtësi në sfondin e luftës në Rripin e Gazës.

“Situata fiskale” e AP është “përkeqësuar në mënyrë dramatike gjatë tre muajve të fundit, duke rritur ndjeshëm rrezikun e kolapsit fiskal”, tha BB në një deklaratë.

“Flukset janë ‘tharë’ kryesisht për shkak të reduktimit drastik të transfertave të të ardhurave që i paguhen Autoritetit Palestinez dhe një rënie masive të aktivitetit ekonomik.”.

Në muajt e ardhshëm, deficiti i AP pritet të arrijë në 1.2 miliardë dollarë, duke dyfishuar hendekun financiar prej 682 milionë dollarësh në fund të 2023. Ekonomia palestineze pritet të tkurret midis 6.5 dhe 9.6%, megjithëse Banka Botërore vuri në dukje se perspektiva mbetet “shumë i pasigurt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat