Një anëtar i partisë në pushtet të Bangladeshit gjendet i vrarë në Indi

Azia

Një anëtar i partisë në pushtet të Bangladeshit gjendet i vrarë në Indi

Më: 25 maj 2024 Në ora: 06:15
Anwarul Azim Anar

Një anëtar i partisë në pushtet të Bangladeshit u gjet i vrarë në qytetin indian të Kalkuta, më shumë se një javë pasi u zhduk, tha ministri i Brendshëm i Bangladeshit, Asaduzzaman Khan.

Anwarul Azim Anar, 56 vjeç, i cili fitoi mandatin e tij të tretë radhazi në një zonë zgjedhore në rrethin kufitar të Jhenaidah nga partia Awami League, u zhduk më 13 maj, një ditë pasi shkoi në Indi për trajtim mjekësor, sipas të afërmve të tij.

Khan u tha gazetarëve se tre bangladeshas u arrestuan për vdekjen e ligjvënësit.

Policia e Bangladeshit dhe policia e Kalkutas po kryenin një hetim të përbashkët dhe nuk mund të “zbulonin të gjitha informacionet në këtë moment për hir të hetimit”, tha ai.

Policia indiane tha se një rast vrasjeje ishte regjistruar në këtë çështje dhe trupi i ligjvënësit ende nuk ishte gjetur.

“Ne kemi siguruar pamjet video nga kompleksi i banesave ku ai po qëndronte gjatë vizitës … disa njolla gjaku u panë gjithashtu gjatë hetimit,” tha Akhilesh Chaturvedi, një oficer i lartë policie në shtetin e Bengalit Perëndimor, ku ndodhet Kolkata.

Një tjetër oficer i lartë i policisë, i cili kërkoi anonimitetin, tha se sulmuesit “mund të jenë” të lidhur me grupe terroriste.

Kryeministri Sheikh Hasina shprehu ngushëllimet dhe dhimbjen e thellë për vdekjen e deputetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat