Zjarr në një ndërtesë pesëkatëshe në Hanoi të Vietnamit, 14 persona të vdekur

Azia

Zjarr në një ndërtesë pesëkatëshe në Hanoi të Vietnamit, 14 persona të vdekur

Më: 25 maj 2024 Në ora: 06:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën 14 persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën kur një zjarr shpërtheu në një zonë banimi me popullsi të dendur në Hanoi, tha policia.

Zjarrfikësit arritën të shpëtojnë shtatë persona nga zjarri në një ndërtesë pesëkatëshe në një rrugicë të vogël në kryeqytetin e Vietnamit, tha në një deklaratë Ministria e Sigurisë Publike.

Ministria tha se po heton shkakun e zjarrit, viktimat e të cilit ende nuk janë identifikuar.

Në shtator të vitit të kaluar, një zjarr në një bllok apartamentesh në Hanoi vrau të paktën 56 persona, mes tyre fëmijë dhe plagosi 37.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat