“Masakrat vetëm sa po shtohen”, palestinezët thonë se Izraeli s’po i vë veshin urdhrit për të ndalur ofensivën

Azia

“Masakrat vetëm sa po shtohen”, palestinezët thonë se Izraeli s’po i vë veshin urdhrit për të ndalur ofensivën

Më: 25 maj 2024 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, të premten urdhëroi Izraelin që të ndalojë ofensivën në Rafah.

Kjo shënoi një vendim historik emergjent për një çështje të ngritur nga Afrika e Jugut e cila akuzon Izraelin për gjenocid në sulmin e saj në Rripin e Gazës.

Edhe pse një urdhër i tillë u dha, një palestineze thotë se kjo nuk po i ndal ato që ajo i quan masakra, raporton Reuters.

“Masakrat vetëm sa po shtohen. Ata nuk duhet të thonë një gjë, ndërsa veprimi është diçka ndryshe”, tha Salwa al-Masri.

Ajo kështu u shpreh ndërsa gatuante një vakt ushqimi në një zjarr të ndezur jashtë një tende në Deir al-Balah.

Gruaja e cila u detyrua nga shtëpia e saj nga ofensiva izraelite në Gaza, ka pak shpresë se gjendja saj mund të lehtësohet.

GjND-ja, edhe pse dha urdhër për ndaljen e ofensivës, ajo nuk ka mjete për të zbatuar atë që ajo vendos në momentin kur rrihet çekani.

Ministri izraelit i kabinetit të luftës, Bennz Gantz, tha se Izraeli do të vazhdojë luftën e saj, të cilën ai e vlerëson si të drejtë dhe të nevojshme.

Kundrejt faktit që Izraeli po akuzohet për gjenocid, Gantz thotë se lufta po bëhet kundër grupit militant Hamas, dhe për të kthyer pengjet e saj dhe për të garantuar sigurinë për vendin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat