Stërvitja ushtarake rreth Tajvanit, Kina: Operacioni përfundoi me sukses. Taipei: Provokim ndaj rendit botëror

Azia

Stërvitja ushtarake rreth Tajvanit, Kina: Operacioni përfundoi me sukses. Taipei: Provokim ndaj rendit botëror

Më: 25 maj 2024 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Kina ka njoftuar përfundimin e operacionit “ndëshkues”, i cili filloi të enjten rreth ishullit të Tajvanit, për të demonstruar kundërshtimin e saj ndaj asaj që i konsideron deklaratat separatiste të presidentit të ri tajvanez Lai Ching-te.

Reagimi i Taipeit ishte i menjëhershëm.

Zëdhënësi i presidencës tajvaneze tha në një deklaratë se “manovrat ushtarake të kryera nga Kina janë një provokim flagrant kundër rendit ndërkombëtar.

“Provokimi i njëanshëm i fundit i Kinës jo vetëm që minon status quo-në e paqes dhe stabilitetit në ngushticën e Tajvanit, por është gjithashtu një provokim i hapur i rendit ndërkombëtar, duke ngritur shqetësime dhe dënime serioze nga komuniteti ndërkombëtar”, tha Karen Kuo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat