Bombardimet izraelite gjatë natës në Gaza kanë vrarë gjashtë persona

Azia

Bombardimet izraelite gjatë natës në Gaza kanë vrarë gjashtë persona

Më: 28 maj 2024 Në ora: 08:28
Palestinezët e zhvendosur në kampin e improvizuar në Rafah, 10 maj, 2024. Foto: AP

Bombardimet izraelite në zona të ndryshme të Gazës vranë të paktën gjashtë persona dhe plagosën disa të tjerë, tha agjencia palestineze e lajmeve Wafa.

Wafa raportoi se një sulm izraelit në një shtëpi në lagjen Daraj të Gazës vrau të paktën dy persona dhe plagosi të tjerë, shkruan CNN.

Sipas këtij raportimi, granatimet që synonin një tendë të njerëzve të zhvendosur në Tal al-Sultan, në veriperëndim të Rafah, vranë tre persona dhe plagosën disa të tjerër.

“Granatimet e artilerisë izraelite në qytetin Rafah vranë edhe një të ri”, thuhet tutje në raportim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat