Të dielën, biletat në shitje për ndeshjen Kosovë - Danimarkë

Basketboll

Të dielën, biletat në shitje për ndeshjen Kosovë - Danimarkë

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 13:26
Të dielën, biletat në shitje për ndeshjen Kosovë - Danimarkë

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se, biletat për ndeshjen Kosovë-Danimarkë do të dalin në shitje të dielën (nesër).

Biletat do të shiten para New Born nga ora 16:00 dhe kushtojnë 3 Euro. Për shkak të numrit masave anti-Covid, do të dalin në shitje vetëm 100 bileta, kurse të gjithë shikuesit duhet të kenë dëshmi të vaksinës.

Të gjithë në palestër duhet të mbajnë maskë dhe të respektojnë rregullat anti-Covid.

Për shkak të protokolleve nga FIBA, mysafirët dhe tifozët do të vendosen në tribuna dhe nuk do të ketë afër parketit.

Ndeshja Kosovë-Danimarkë do të zhvillohet të dielën nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Takimi është i vlefshëm për kualifikueset e FIBA Eurobasket 2025.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat