Partizani pëson disfatën e parë në kampionat

Basketboll

Partizani pëson disfatën e parë në kampionat

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 19:35
Partizani pëson disfatën e parë në kampionat

Java e 6-të e Kategorisë së Parë në basketboll për femra ka sjellë ndalesën e parë në kampionat për Partizanin, që u mposht 71-80 nga Studenti në derbin kryeqytetas.

Një rezultat surprizë ky për skuadrën e “kuqe”, që nuk e priste këtë ndalesë. Studenti, ku sot u dallua Pëllumbi me 27 pikë, befason sërish, ashtu sikurse pat bërë edhe në javën e parë kur mposhti Flamurtarin kampion.

Nga kjo humbje e Partizanit përfiton pikërisht Flamurtari, që mundi pa problem 74-58 Tiranën në Vlorë, një ndeshje e dominuar e fituar me meritë nga vendaset.

Jashtë fushe triumfon Tirana Barleti Basket, që mundi 67-62 Apoloninë dhe korri suksesin e dytë sezonal. Triumfon edhe Vllaznia, që mposhti 91-58 Elbasanin në shtëpinë e këtij të fundit, ndeshje ku u dallua Rreshpja me 31 pikë, lider në parket.

Kategoria e Parë Femra, java e 6-të

Partizani – Studenti, 71-80

Apolonia – Tirana Barleti Basket, 62-67

Flamurtari – Tirana, 74-58

Elbasani – Vllaznia, 58-91

Renditja: Partizani 11 pikë, Flamurtari 11 pikë, Tirana 10 pikë, Studenti 10 pikë, Vllaznia 8 pikë, Tirana Barleti Basket 8 pikë, Elbasani 7 pikë, Apolonia 6 pikë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat