Giannis nuk mjafton

Basketboll

Giannis nuk mjafton

Më: 9 janar 2022 Në ora: 12:58
Giannis nuk mjafton

Giannis Antetokounmpo realizoi 43 pikë e 12 rebound sot për skuadrën e Milwaukee, por që nuk mjaftuan për të fituar. Bucks u mundën 114-106 nga Charlotte, për të cilën u dallua Rozier me 28 pikë.

Humbet edhe Phoenix, që u ndal 123-100 në fushën e tij nga Miami. Hero me 33 pikë ishte lider në parket për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Booker për vendasit.

Zhgënjen edhe skuadra e Utah Jazz, që u mund 125-113 nga Indiana. Mitchell realizoi 33 pikë për miqtë, por që mbetën për statistikë. Për Indiana u dallua Sabonis me 42 pikë.

Fitorja e tetë radhazi për Memphis, që falë 26 pikëve të Jackson mundi 123-108 Clippers.

NBA – Rezultatet e sotme

Clippers – Memphis, 108-123

Charlotte – Milwaukee, 114-106

Detroit – Orlando, 97-92

Indiana – Utah Jazz, 125-113

Boston – New York, 99-75

Phoenix – Miami, 100-123

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat