Bashkimi përforcohet me një amerikan

Basketboll

Bashkimi përforcohet me një amerikan

Nga: K.G. Më: 12 janar 2022 Në ora: 15:17
Kendrick Thompson

Klubi me renome Bashkimi nga Prizreni synon të jetë edhe më i fortë për pjesën e dytë të kampionatit.

Prizrenasit përforcojnë radhët me një basketbollist amerikan, Kendrick Thompson. 

“Skuadrës sonë i bashkohet përforcimi më i ri, basketbollisti amerikan Kendrick Thompson.

Thompson luan në pozitën 2 dhe është 191 cm i gjatë. Ai ka luajtur në kolegjin amerikan Northeastern State, me mesatare prej 16.07 pikëve për ndeshje, dhe së fundi në Gjeorgji me skuadrën  Olimpi, ku ka pasur mesatare prej 14.63 pikëve për ndeshje.

25 vjeçari do ta zëvendësojë amerikanin Avi Toomer, i cili është larguar nga skuadra, ndërsa së shpejti do të kemi edhe një përforcim tjetër në vend të qendrës Immanuel King, i cili për shkaqe familjare është kthyer në ShBA.

Thompson në rast të kompletimit të dokumentacionit me kohë, pritet debutojë qysh në ndeshjen e nesërme kundër Pejës”, njofton KB Bashkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat