Milwaukee fiton edhe pa Giannisin

Basketboll

Milwaukee fiton edhe pa Giannisin

Më: 23 janar 2022 Në ora: 11:55
Milwaukee fiton edhe pa Giannisin

Tri ndeshje të luajtura sot në NBA.

Skuadra kampione e Milwaukee fitoi 133-127 ndaj Sacramento, në një ndeshje spektakolare dhe me emocione. Të gjithë titullarët e ekipit mik realizuan mbi 10 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Bucks, edhe pse pa Antetokounmpo, arritën të triumfojnë falë 34 pikëve të Middleton dhe 26 të Holiday.

Në Perëndim, vijon të dominojë skuadra e Phoenix, që sot korri fitoren e 36-të sezonale.

Pheonix mposhti 113-103 Indiana, ndeshje ku u dalluan Bridges me 23 pikë e Biyombi me 21. Fiton edhe ekipi i Cleveland, që mposhti 94-87 Oklahomën, ndeshje ku diferencën e bëri Garland me 23 pikë e 11 asist.

NBA – Rezultatet e sotme

Milwaukee – Sacramento, 133-127

Cleveland – Oklahoma, 94-87

Phoenix – Indiana, 113-103

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat