Paga e një basketbollistit deri 8 mijë euro, ja sa paguhet një volejbollist në Kosovë 

Basketboll

Paga e një basketbollistit deri 8 mijë euro, ja sa paguhet një volejbollist në Kosovë 

Nga: Kemajl Goca Më: 28 janar 2022 Në ora: 13:47
Paga e një basketbollistit deri 8 mijë euro, ja sa paguhet një volejbollist në Kosovë 

Basketbolli dhe volejbolli sa i përket pagave janë sikur dita me natë!

Basketbollistët dhe trajnerët paguhen me paga jashtëzakonisht të mira!

“Një basketbollist e ka pagën 8 mijë euro, një tjetër 6 mijë, një trajner 5 mijë, paga më e vogël sillet 3-4 mijë euro, po flasë për lojtarë të mirë. Një numër i madh i basketbollistëve marrin paga të mira”, tha një trajner i basketbollit që drejton një ekip, por nuk pranon që t’i zbulohet emri.

“Ka 500/600 vendore deri te jashtit 1.000 euro plus. Kjo 1 mijë euro është ndonjë lojtare, dy a tri!   Më e vogla është 300 euro. Po flasim për femra, të meshkujt më keq është”, tha për gazetën “Bota sot” një trajner i volejbollit që drejton një ekip, që nuk do t’i përmendet emri! 

Këto janë të dhëna të sakta, basketbolli paguhet super mirë, ndërsa volejbolli mbahet disi me paga!

Federata e Volejbollit e Kosovës është e renditur në vend të dytë në Kategorinë A nga Komiteti Olimpik i Kosovës, ndërsa FBK e pesta! Me paga basketbolli prijnë bindshëm, shumë sporte i lakmojnë!
 
Kategoria A
Federata e Xhudos e Kosovës 83.35 
Federata e Volejbollit e Kosovës 79.56
Federata e Karatesë e Kosovës 78.501
Federata e Hendbollit e Kosovës 78.093
Federata e Basketbollit e Kosovës 78.05
Federata e Futbollit e Kosovës 76.61

Kategoria B
Federata e Boksit e Kosovës 65.16
Federata e Mundjes e Kosovës 65.14
Federata e Sportit Shkollor e Kosovës 64
Federata e Atletikës e Kosovës 62,6117
Federata e Pingpongut e Kosovës 60.33
Federata e Notit e Kosovës 54.68
Federata e Gjimnastikës e Kosovës 53.03
Federata e Tenisit e Kosovës  51.42

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat