Sigal Prishtina kualifikohet në gjysmëfinale

Basketboll

Sigal Prishtina kualifikohet në gjysmëfinale

Më: 4 maj 2022 Në ora: 23:14
Sigal Prishtina kualifikohet në gjysmëfinale

Sigal Prishtina ka mundur Prizrenin 68:71 (19:21, 21:12, 19:24, 9:14), në ndeshjen e tretë të serisë çerekfinale të “Play-off”-it të Superligës së Kosovës në basketboll.

Prishtinasit me seri prej 2:1 u kualifikua në gjysmëfinale, ku do të përballet me Golden Eagle Yllin, që u rendit e para në garat e rregullta. Gjysmëfinalja tjetër është Peja-Trepça.

Çereku i parë i ndeshjes ishte i barabartë, pa arritur asnjëra skuadër shkëputjen në rezultat, ku herë vendasit e herë mysafirët kalonin në epërsi, derisa kjo pjesë përfundoi 19:21. Megjithatë, në periudhën e dytë, prizrenasit ishin dukshëm më të mirë, duke arritur që në pushim të shkojnë me shtatë pikë dallim, 40:33.

Vendasit kishin deri në nëntë pikë epërsi në periudhën e tretë, që e arritën dy herë, por me kalimin e minutave, kryeqytetasit rikthehen dalëngadalë dhe shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 59:57.

Kjo bëri që dhjetë minutat e fundit të jenë shumë interesant. Në minutën e fundit rezultati ishte 68:68, e më pas Meriton Ismaili shënoi dy gjuajtja të lira dhe Jan Palokaj një, ndërsa Robert McCoy nuk ishte i saktë për tri pikë dhe Prishtina u kualifikua në gjysmëfinale.

Te Prizreni 16 u dalluan Urim Zenelaj me 19 pikë dhe 17 kërcime, kurse te Sigal Prishtina u dallua Henry Dugat me 19 pikë, gjashtë kërcime dhe pesë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat