Trepça mposht Pejën, siguron finalen e playoff-it të Superligës

Basketboll

Trepça mposht Pejën, siguron finalen e playoff-it të Superligës

Më: 19 maj 2022 Në ora: 22:49
Trepça

Ka përfunduar super përballja mes klubit të basketbollit Trepça dhe Pejës, ku minatorët kanë siguruar fitoren e tretë në gjysmëfinalen e katërt të playoff-it të Superligës së Kosovës në basketboll.

Trepça ka siguruar finalen e playoff-it pasi që e ka mposhtur sot me shifrat 81:76 Pejën në palestrën “Karagaçi”.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat 45:32 në favor të Trepçës, pasi që në të dy çerekët e parë kryesonte me shifrat 23:12 dhe 22:20.

Pjesa e dytë e ndeshjes ishte më e baraspeshuar, ku çereku i tretë u mbyll me barazim, 14:14, kurse çerekun e katërt, Peja ishte në epërsi prej 30:22, por që nuk ishte e mjaftueshme që ta mposhte Trepçën.

Më i miri i ndeshjes ishte Drilon Hajrizi i Trepçës me 22 pikë, 12 kërcime e tre asistime, kurse te Peja më i dalluari ishte Arian Callakaj me 19 pikë, shtatë kërcime e dy asistime.

Tani, me seri të fitoreve 3:1 në favor të Trepçës, kjo e fundit vazhdon në finale të playoff-it të Superligës, ku atje do të përballet me Golden Eagle Yllin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat