Djali i ikonës së NBA-së

Basketboll

Djali i ikonës së NBA-së

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 12:39
Shareef O’Neal

Shareef O’Neal, djali i ikonës së NBA-së, Shaquille O’Neal, nuk u përzgjodh në “draft” të një ditë më parë edhe pse ishte regjistruar e shpresonte shumë.

Gjithsesi, 22-vjecarit i ka buzëqeshur fati një ditë më pas.

Ai ka arritur një marrëveshje me skuadrën e Lakers për të luajtur në Summer League (Liga e Verës), duke patur kështu mundësi të vërë në dukje aftësitë e tij. Me Lakers ka luajtur edhe babai i tij, duke u shpallur kampion në NBA.

Gjatë 3 viteve të fundit te skuadra universitare e LSU, lojtari ka patur probleme në zemër dhe në këmbë, duke mos qenë rregullisht në fushë.

Ai e mbylli cme 2.9 pikë dhe 2.1 rebound për ndeshje, pa shkëlqyer shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat